Infografikë: 10 Fakte Interesante rreth Kordonit Kërthizor

Në këtë Ditë të Nënës, ne festojmë lidhjen e pakrahasueshme midis nënës dhe bebes, me disa fakte interesante (dhe ndoshta të habitshme) rreth kordonit kërthizor. Në fund të fundit, kjo është ajo ku nis kjo lidhje që zgjat për gjithë jetën.

Kordoni kërthizor është në mënyrë parësore një burim vital i lëndëve ushqyese, gjakut dhe oksigjenit për beben tuaj përgjatë kohës kur ata rriten në mitrën e nënës, por ai gjithashtu ka frymëzuar tradita në vende të ndryshme dhe sidomos ka ndihmuar me përparimet mjekësore në mjekësinë rigjenerative.

Disa baballarë zgjedhin ta presin vetë kordonin kërthizor si riti i parë që lë gjurmë në jetën e foshnjës, ndërsa prindër të tjerë e shndërrojnë kordonin e prerë në një hajmali brenda një varëseje a byzylyku. Në laborator, gjaku dhe indi i kordonit kërthizor janë provuar tashmë se trajtojnë sëmundje e probleme shëndetësore duke ofruar burimin e tyre të pasur të qelizave staminale.

Është e tepërt të shtojmë se ka shumë më tepër në kordonin kërthizor se sa thjesht enë gjaku dhe arterie!