Laith Abu Areesh

Gjashtëmbëdhjet vjeçari Laith Abu Areesh vuan nga Anemia Fanconi, një sëmundje e cila prek aftësinë e palcës së kockës për të prodhuar rruaza gjaku të shëndetshme. Sëmundja ishte shkaktuar prej një defekti gjenetik në ADN e Laith dhe ai kishte qenë i sëmurë qëkurse ishte diagnostikuar me të, në fëmijërinë e hershme. Mjekët thanë se shanset më të mira të tij ishin që të merrte një transplant të palcës së kockës por kërkimet e bëra ndër vite kishin dështuar në gjetjen e një dhuruesi palce, të pajtueshëm.

Një shpresë e re u shfaq për Laith në Tetor 2010, me lindjen e motrës së tij. Gjaku i kordonit të saj do të përmbante një depozitë të pasur me të njëjtat qeliza staminale si edhe ato të pranishme në palcën e kockës, çka mund të ishte e pajtueshme me vëllain e saj të sëmurë.

Familja, ju kthye biobankës Future Health, të vendosur në Nottingham, banka më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe banka e parë në Evropë për qelizat staminale të gjakut të kordonit, të cilët kryen edhe bashkërendimin për mbledhjen dhe ruajtjen e kampionit të motrës. Testet e kryera treguan se kampioni i motrës kishte pajtueshmëri perfekte me Laith dhe përmbante mjaftueshëm qeliza staminale për trajtimin e Laith. Kampioni, më tej, u bë gati dhe në pritje që gjendja shëndetësore e Laith të ishte e stabiliizuar mjaftueshëm që mjekët të merrnin në konsideratë transplantin.

Çasti kishte ardhur tashmë dhe kampioni ishte lëshuar si duhet prej depozitimit nga Future Health në fund të Prillit. Transplanti u krye në King Hussein Cancer Centre në Jordani, të Dielën, më 20 Maj dhe gjithçka shkoi mirë, por duhej të kalonin disaj javë që mjekët të dinin nëse ai ishte plotësisht një sukses. Transplanti u krye nga Dr Ayad Hussein, i cili kishte pasur për disa kohë në ngarkim kujdesin ndaj Laith.

“Ne jemi të lumtur që patëm rastin të lëshojmë një kampion për trajtim, pasi ne festojmë dhjetëvjetorin tonë”, tha Roger Dainty MBE, drejtori menaxherial i Future Health në MB. “Që prej fillimit ne e kemi kushtëzuar veten si një stabiliment familjar. Kampionët që ne mbajmë në ruajtje mund të jenë një shpëtim jo vetëm për fëmijët të cilëva ata ju përkasin por edhe për motrat e vëllezërit e tyre – siç është ky rast, por gjithashtu për prindërit madje edhe për gjyshërit”.