13-vjeçarja Sofia, nga provinca e Oblastit Khmelnytskyi të Ukrainës, rrëshqiti e ra keqazi mbi akull dhe mbeti tragjikisht e paralizuar pasi vuajti prej plagosjeve hipoksike-iskemike të sistemit nervor qendror. Mrekullisht, qelizat staminale te gjakut të kordonit të ruajtura në bankë pas lindjes së motrës së saj, u përdorën për trajtimin e trurit të plagosur të Sofisë dhe e rivendosën atë në rrugën drejt shërimit.
Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, ka lënë spitalin Georges-Pompidou në Paris pasi i është nënshtruar një terapie pioniere në llojin e saj, me shpresën për të përmirësuar gjendjen aktuale të tij.
Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ishte dëshpërimisht në nevojë për një transplant qelizash staminale për trajtimin e një formë të rrallë leuçemie. Ai tashmë po e merr veten mirë pasi mori një transplant qelizash staminale prej gjakut të kordonit kërthizor.
Periodontiti është një sëmundje e dhëmbëve e shoqëruar me dhimbje dhe është shkatërruese. Ajo shkaktohet nga bakteriet dhe provokon inflamacionin, duke çuar në humbje të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Si një prej sëmundjeve më të zakonshme të dhëmbëve e cila prek një numër të madh të popullatës, shkencëtarët kanë projektuar një terapi të re të bazuar tek qelizat për ta trajtuar atë.
Një provë klinike në Toronto, Kanada, ka demostruar se një injeksion i vetëm me qeliza staminale mezenkemiale (MSC) mundet që të reduktojë në mënyrë të efektshme dhimbjen dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve me stadin e vonët të osteoartritit të gjunjëve.
Shkencëtarët në Future Health Biobank kanë ofruar kampionë të qelizave staminale mezenkimiale prej indit të kordonit kërthizor (MSC) për të ndihmuar në kërkimet shkencore pioniere në fushën e rigjenerimit të dentinës së dhëmbit dhe kockës.